E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni/ Gruevski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara së fundmi në media, se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
"Nuk kemi në plan zgjedhje të parakohshme", ka deklaruar Gruevski, i cili ka kritikuar partitë e opozitës se nuk po kontribuojnë aspak në zgjidhjen e çështjes së emrit kushtetues.
"Opozita jonë me veprimet e saj po i vjen në ndihmë Greqisë. E pranoj se ne kemi faj, por vetëm sepse nuk pranuam të heqim dorë nga identiteti kombëtar", ka pohuar Gruevski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›