Çmimi i energjisë, ankohen qytetarët

Miratimi i rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga ERE me rreth 13 përqind prek drejtpërdrejt qytetarët e thjeshtë. Ata shprehen mjaft të indinjuar duke thënë se e kanë të vështirë ta përballojnë rritjen e çmimit ndërkohë që rrogat nuk kanë asnjë rritje. Tashmë qeveria nuk mendon më për popullin dhe kjo rritje e çmimit ishte dhurata më e bukur që mund ta na bënin për festa.
Megjithëse qeveria ka premtuar që të rimbursojë shtresat në nevojë, ajo që është e sigurt është se një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë tashmë do të paguajnë më tepër dhe kjo tarifë do të shtohet nga viti në vit. Kjo sipas kontratës së OSSH me qeverinë tarifa e energjisë do të vazhdojë të rritet edhe në katër vitet në vazhdim.