E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, Gruevski dhe Ahmeti bisedime për qeverinë e re

SHKUP- Këtë javë në Shkup pritet të nisin bisedimet për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë mes Partisë së kryeministrit Gruevski VMRO-DPMNE dhe partisë Shqiptare të Ali Ahmetit Bashkimi Demokratik për Integrim.

Sipas mediave në Maqedoni, BDI pritet të kërkojë disa prej ministrive kryesore pas fitores mes partive Shqiptare në zgjedhjet e fundit parlamentare. Duke iu referuar të përditshmeve në Shkup, BDI pritet të kërkojë Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Jashtme ose atë të financave, ndërsa shpreson të marrë edhe postin e kreut të Kuvendit.

Jo zyrtarisht BDI gjithashtu i ka vënë syrin Ministrisë së Arsimit , e cila është me rëndësi të madhe politike për partinë e Ali Ahmetit e cila mund të forcojë pozicionin e saj sa i përket shkollimit në komunitetin Shqiptar.

Nëse Gruevski nuk ka vullnet të plotësojë kërkesat e Ali Ahmetit, atëherë ky i fundit mund të negociojë me partinë opozitare maqedonase, Lidhja Social Demokrate e cila së bashku edhe me partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit mund të krijojnë një qeveri stabiliteti.

Pak dite më parë, VMRO-DPMNE lëshoi akuza ndaj disa mediave në Shkup të cilat e quanin Ahmetin si celësin kryesor për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›