Papandreu: Të gjithë bashkë të shpëtojmë Greqinë
ATHINE- Shpallja e qeverisë së re, do të bëhet nesër në mëngjes në ora 9: 00. Kryeministri zhvilloi takime të rëndësishme gjatë gjithë ditës së sotme dhe flitet se në këtë qeveri do aktivizojë figura historike të PASOK-ut, që deri tani ishin disi në hije.
Fjala e Papandreut para grupit parlamentar të PASOK
Në fjalën qe mbajti para deputetëve të grupit parlamentar të PASOK, kryeministri Papandreu u shpreh i vendosur të vazhdojë përpjekjet e tij për nxjerrë Greqinë nga kriza. Ai siguroi se lufta e nisur nuk do të lihet në mes dhe për këtë kërkoi mbështetjen e gjithë deputetëve.
"Unë e di se ju mund të mbështeteni tej unë dhe unë mund të mbështetem tek ju për të shpëtuar vendin" - tha kryeministri.
Ai theksoi se qeveria e tij pagoi për mëkatet e të tjerëve dhe ndërmori masa të forta për të parandaluar rënien e vendit në humnerë. Papandreu sqaroi se fakti që po ndërton një qeveri të re nuk mohon arritjet e qeverisë së derisotme, por pranoi se janë bërë edhe gabime prandaj ajo qeveri që do të krijohet duhet jetë më efikase dhe më e shpejtë.
Papandreu pohoi se masat që do merren do shkaktojnë dhimbje, por ato janë të nevojshme sepse i kërkon koha dhe partnerët ndërkombëtarë me qëllim që Greqia të ecë përpara me këmbët dhe forcat e veta.
Duke iu referuar përpjekjes së dështuar për konsensus me opozitën, ai tha se u përpoq për të shkuar në një qeveri të përbashkët, por nuk gjeti mbështetjen e opozitës, e cila i refuzoi shumë lehtë propozimet dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësitë e saj.
“Eshtë koha që secili të marrë përgjegjësi kombëtare dhe të vemë këtë cështje përpara atyre partiake” – tha Papandreu dhe deklaroi: “Do vazhdoj të njëjtën rrugë bashkë me deputetët e mi dhe pas krijimit të qeverisë së re do kërkoj votëbesimin në Parlament”.
Fjala e tij u prit me duartrokitje nga anëtarët e grupit parlamentar dhe në tërësinë e saj ishte një mesazh uniteti brenda partisë dhe një tërheqjeje vëmendjeje indirekte, për ata u larguan duke lënë në mes punën e nisur.
(m.a/BalkanWeb)