Shvarcenberg: Vendet e Ballkanit kanë të drejtë të jenë në BE
PRAGE- Ministri i jashtëm i Çekisë, Karel Shvarcenberg, ka paralajmëruar se vendi i tij dhe shtetet e tjera anëtare të Grupit të Vishegradit, do të përpiqen, që vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mos u paraqiten pengesa plotësuese për anëtarësim në BE.
“Procesi i zgjerimit nuk duhet të ndalet me pranimin e Kroacisë, si anëtare e re. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si vende evropiane, kanë të drejtë të jenë anëtare të BE-së”, tha mbrëmë zoti Shvarcenberg, dhe shtoi se “kjo është çështje e kohës, e përgatititjeve, e plotësimit të kushteve, por duhet të luftojmë që të mos u vihen kurrfarë pengesash të mëtejshme”.
Sipas kreut të diplomacisë çeke, ky është interes afatgjatë i Çekisë.
Prej muajit korrik, Çekia e merr presidencës e radhës së këtij grupi, ku gjenden edhe Sllovakia, Polonia dhe Hungaria.
(s.g/europaelire/balkanWeb)