E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, Gruevskie Cërvenkovski, pamarrëveshje

SHKUP-Kryeministri Nikolla Gruevski, dhe lideri i opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski, nuk arritën marrëveshje lidhur me zgjedhjet e parakohshme.

Pas takimit të mbrëmshëm 10 orësh, në Shkup, Cërvenkovski e ka akuzuar Gruevskin dhe partinë e tij VMRO-DPMNE, se nuk janë konstruktivë.
Lideri opozitar, po ashtu, ka kërkuar një takim të liderëve politikë, ku do të merrnin pjesë edhe partitë politike shqiptare në Maqedoni.

Ndërkohë lidhur me këtë takim mes Gruevskit dhe Cervenkovskit, kanë reaguar Partia Demokratike Shqiptare dhe Demokracia e re, të cilat deklaruan se as kryeministri dhe as kreu i LSDM-se nuk mund te flasin ne emer te shqiptareve. Sipas tyre dialogu politik është mëse i nevojshëm për zhbllokimin dhe tejkalimin e krizës politike, por është e papranueshme që ky dialog të zhvillohet vetëm brenda kampusit politik maqedonas

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›