E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Gruevski i dorëzon Parlamentit kabinetin e ri qeveritar

SHKUP- Nikolla Gruevski mbrëmë dorëzoi pranë Parlamentit propozimin për kabinetin e ri qeveritar si dhe programin qeveritar.

Me këtë janë mbyllur debatet dhe zërat jozyrtare lidhur me përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. Dorëzimi i propozimit pason vetëm dy ditë para skadimit të afatit ligjor. Kabaniteri i përbëhet nga Nikolla Gruevski- Kryeministër, Nikolla Popovski- ministër i Punëve të Jashtme , Gordana Jankullovska – ministre e Punëve të Brendshme, Zoran Stavrevski – ministër i Financave, Elizabeta Kançevska – Milevska – ministre e Kulturës, Nikolla Todorov – ministër i Shëndetësisë Spiro Ristovski - ministër i Punës dhe Politikës Sociale Pançe Kralev – ministër i Shëndetësisë , Vladimir Peshevski – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, Ivo Ivanovski – ministër për Informatikë dhe Administratë Publike Mile Janakievski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve Lupço Dimov – ministër i Bujqësisë Ministrat nga radhët e BDI-së: Fatmir Besimi – ministër i Mbrojtjes, Blerim Bexheti – ministër i Drejtësisë Valon Saraçini – ministër i Ekonomisë Abdylaqim Ademi – ministër i Ekologjisë Nevzat Bejta – ministër i Pushtetit Lokal Musa Xhaferi – zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit Teuta Arifi – zëvendëskryeministre për Evrointegrime.

Me propozim të të mandatuarit Gruevski për ministra pa portofol janë caktuar Nexhdet Mustafa dhe Hadi Neziri.

Sipas rregullores, Parlamenti brenda 15 ditëve duhet të vendosë në rend dite propozimin për votimin e Qeverisë së re, por jozyrtarisht bëhet e ditur se votimi do të mbyllet para afateve kohore.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›