E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, Gruevskirizgjidhet kryetari VMRO-DPMNE-së

SHKUP- Nikola Gruevski rizgjidhet kryetar i VMRO-DPMNE-së duke fituar besimin për një mandat të tretë katërvjeçar si kryetar i partisë në pushtet.

Te 610 delegatë e Kongresit të 14 të partisë i dhanë dje mbështetjen Gruevskit, kryeministrit aktual të Maqedonisë.

Gruevksi deklaroi se ishte i gatshëm që pas besimit të dhënë të udhëheq partinë në katër vitet e ardhshme drejt realizimit të projekteve kaptiale politike, reformatore dhe ekonomike në vend.

Sipas tij, gjatë periudhës së ardhshme si fusha kyçe të prioriteteve do të jetë zhvillimi i vendit, integrimet euroatlantike, reformat dhe realizimi i qëllimeve strategjike të shtetit.

“Prioriteti ynë kyç do të mbetet anëtarësimi në NATO dhe BE, por në këtë rrugë kemi një pengesë, e kjo është problemi me emrin. Por, për këtë problem do të kemi kujdes maksimal. Ne duam zgjidhje, por qytetarët do të jenë ata që do të kenë fjalën e fundit në referendum”, deklaroi Gruevski.

Sipas tij, lufta kundër korrupsionit, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe dialogu ndëretnik mbetet prioritete të Qeverisë.

Për herë të parë, Nikola Gruevski u zgjodh lider i VMRO-DPMNE-së në kongresin e partisë në vitin 2003 në Ohër.

Ai e mori këtë funksion nga Lubço Georgievski, i cili pas 13 viteve u tërhoq nga posti i kryetarit për shkak të humbjes së zgjedhjeve.
(s.g/atsh/Ina/balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›