Ulet vlerësimipër kredibilitetine Greqisë
ATHINE- Një agjenci e rëndësishme për vlerësimin e kreditit e ka ulur ndjeshëm vlerësimin për borxhin e qeverisë greke.
Agjecia Moody's, ka thënë se ka frikë se Greqia përballet me një vështirësi shumë të madhe, përsa i takon aftësisë për të rritur të ardhurat.
Nga ana tjetër, ka shqetësime se përpjekjet e qeverisë greke për ulur borxhin nuk do të jenë të mjaftueshme.
Ministria greke e Financave tha se vlerësimi ishte tërësisht i pajustifikuar.
Greqia u shpëtua nga falimentimi, vitin e kaluar përmes një pakete shpëtimi me vlerë 153 miliard dollarë.
Marrëveshje për këtë paketë nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar përfundon më 2013.
(BBC/balkanWeb)