E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, nis gjyqi për 6 separatistët baskë

Një gjykatë spanjolle ka nisur procesin gjyqësor ndaj 6 separatistëve baskë, të cilët akuzohen për lidhje me rebelët kolumbianë të FARK-ut.
Lidhjet mes dy organizatave kanë qenë nën hetim prej vitesh.
 

Mes të dyshuarve janë edhe dy ish drejtues të lartë të ETA-s, Francisco Pena dhe Mikel Sarobe. Që të dy të dyshuarit janë arrestuar në Francë.
 

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë ETA-n grup terrorist, të cilin e akuzojnë për më shumë se 800 vrasje në 4 dekada.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›