E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE do monitorojë zgjedhjet në Bjellorusi

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë do të dërgojë në Bjellorusi një grup ekspertësh që do të monitorojnë proceset gjyqësore ndaj opozitarëve të arrestuar pas protestave të dhjetorit.
 

Vëzhguesit do të vendosin nëse proceset janë të ndershme apo nxiten nga politika.
 

Policia e Bjellorusisë ka arrestuar qindra persona gjatë protestave opozitare pas rizgjedhjes së Presidentit Aleksandër Lukashenko.
 

Bjellorusia e mbylli zyrën e OSBE në Minsk pas kritikave të organizatës për zgjedhjet presidenciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›