Maqedoni, Hamarberg: Regjistrimi të mos politizohet

Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Tomas Hamarberg apeloi që të mos politizohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni.
“Është keq kur politizohet një punë teknike siç është numërimi i njerëzve. Kjo patjetër duhet të evitohet, sidomos në njw vend si Maqedoni, ku ka një pakicë të madhe dhe ku ka pasur tensione midis këtij komuniteti dhe komunitetit shumicë. Sinqerisht shpresoj se bashkësia ndërkombëtare nuk ka nevojë të përfshihet në këtë proces, sepse kjo është një sprovë e pjekurisë së demokracisë në Maqedoni, për të zhvilluar një regjistrim pa probleme”, deklaroi Hamaberg në një intervistë për gazetën maqedonase ”Dnevnik”.
Hamaberg ka komentuar edhe regjistrimet që po zhvillohen në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por ai apeloi që ky proces nuk duhet politizuar dhe shërben vetëm operacion për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave.