E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitje masive të shkëmbinjve në Angli

Kjo ngjarje ka ndodhur ne 23 shtator në orën 17.00 sipas orës lokale, në afërsi të veriut të një zone të quajtur Hell’s Mouth (goja e djallit). Dy persona rastësisht kanë qenë duke ecur pranë kësaj ngjarje, pasi kanë filmuar në mënyre amatore nga 100 metra larg, i kanë shpërndare këto pamje më vonë.

Në ketë kohë që ata po filmonin një pjesë shkëmbi rreth 60 metra i larte është shkëputur duke rrëshqitur në oqean. Filmuesit amatorë dëgjohen duke bërë panik dhe bërtitur “o Zot fare po ndodhë”. Në pamje duket qartë dhe një dallgë gjigante që është krijuar nga rrëshqitja masive.

Sipas një deklarate nga Qendra Gjeologjike e Anglise, Pete Hobbs ka thënë për të përditshmen The Guardian, “me shume se 100 mije tonë shkëmb kanë rrëshqitur në oqean. Në këtë shkatërrim ka ndikim oqeani dhe era, por një rrëshqitje e tillë nuk është rastisë ndonjëherë”./L.Ferhati/Start/.

                                                                                             2011-10-08 12:26
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›