Operacione anti-drogë në SHBA dhe Itali, 66 të arrestuar

Forcat italiane të policisë në bashkëpunim me policinë amerikane kanë kryer arrestime masive në të dy vendet për trafik droge.
Në operacinin e koduar "Fire and ice" në SHBA dhe Itali janë arrestuar 66 persona, ndër të cilat 14 arrestime janë kryer në Itali.
Mediat italiane raportojnë se në aeroportin Fjumiccino të Italisë janë sekuestruar nga policia rreth 200 kg kokainë.
Flitet sipas përllogaritjeve një ngarkesë me vlerë 10 milionë euro.