Berat, celet Galeria e Arteve për fëmijë
BERAT- Është çelur në Galerinë e Arteve “Eduart Lear” në Berat edicioni i 10-të i ekspozitës konkurs të pikturës “KOLOR”, e cila është kthyer tashmë në një traditë të rëndësishme kulturore në qytetin e Beratit.
Në këtë ekspozitë kanë shpalosur krijimet e tyre 176 fëmijë të talentuar, të moshave nga 6 deri 14-vjeç. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit kanë marrë pjesë edhe 38 fëmijë nga Maqedonia, Kosova e Mali i Zi. ”Kolor” ka ekspozuar në Galerinë e Arteve 350 vizatime e piktura me tematika nga më të larmishmet. Juria e këtij evenimenti ka dhënë 24 çmime e çertifikata per punime me te mira.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)