Maqedoni, Jankullovska: Sulmuesit do të përgjigjen

Lidhur me sulmin ndaj autobusit me nxënës shqiptarë në një lagje të banuar me popullatë maqedonase në Shkup është prononcuar ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
“Ministria e Brendshme ka ndërmarë të gjitha masat e nevojshme nga ana e policisë dhe besojmë se brenda një kohe të shkurtër, kryesit e kësaj vepre do të përgjigjen për këtë akt kriminal. Incidentet e tilla vlerësoj se kanë shkaktuar tensione prandaj të gjithë duhet të jemi të kujdeshëm dhe të kontribuojmë për qetësimin e saj”, ka deklaruar ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska.
Ajo njoftoi edhe për një incident tjetër që ka ndodhur vetëm disa orë pas incidentit të parë. Në lagjen Çair të Shkupit të banuar me popullatë shqiptare sipas saj janë sulmuar dy të rinj maqedonas po ashtu në një autobus urban.