Porositi 1 milion trëndafila për 8 Mars, mund t’i kushtojnë 13 mln $

Media ruse raporton se një person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, nga qyteti i Kizilordas në Kazakistan, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka porositur në Holandë plot një milion trëndafila për bashkëshorten e tij.
Në shumë vende të ish-Bashkimit Sovjetik, 8 Marsi është festa më e festuar pas Vitit të Ri.
Shitësi me shumicë i trëndafilave në Kizilorda, i cili thotë se i ka bërë ulje të kosiderueshme klientit “të çmendur” tha se çmimi i tyre do të variojë nga 3 dollarë në 13 dollarë. Kështu, me një llogari të thjeshtë del që kazakut romantik do t’i duhet të paguajë mes 3 dhe 13 milionë dollarëve.
Kënga e famshme “një milionë trëndafila të kuq” është kënduar nga Alla Puguçeva në vitin 1982. Kënga ku thuhej se rruga për fitimin e vajzës kalon nga trëndafilat, u bë tepër popullore duke shitur mbi gjashtë milionë kopje dhe duke u transmetuar miliona në radiot dhe televizionet ruse.
/Start/F. Prroni/
2012-03-08 15:20