Vrasja e pesfishtë, Fajon thirrje për vetëpërmbajtje maqedonasve
SHKUP- Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon i ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të rrinë të qetë dhe të përmbahen nga incidentet e tjera, sic raporton Ina.
“Kjo është shumë me rëndësi, ashtu siç është me rëndësi që të kapen kryerësit e vrasjes. Në këtë moment është mirë të veprohet në qetësi dhe me mençuri”, ka theksuar Fajon, e cila është edhe anëtare e Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore dhe raportuese për liberalizimin e vizave.
Ajo i ka bërë thirrje autoriteteve në Shkup që të bëjnë çdo gjë që është në fuqinë e tyre për të siguruar një ambient të qetë për të gjithë qytetarët në vendin e tyre dhe të kthehet paqja.
“Vrasjet e tilla dhe konfliktet etnike janë të papranueshme dhe janë në kundërshtim me vlerat evropiane. Marrëveshja e Ohrit është me rëndësi vitale për qytetarët e Maqedonisë për rrugën e tyre drejt BE-së. Çdo dhunë e mëtejshme etnike seriozisht do të rrezikonte rrugën dhe lëvizjen drejt BE-së”, ka theksuar eurodeputetja Fajon, duke i shprehur ngushëllime familjeve për humbjen e të afërmve të tyre.
(ma.ar/BalkanWeb)