E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni: Nxënësit ndjehen të pasigurt në shkolla

Maqedonisë i nevojitet një strategji gjithëpërfshirëse për zbatimin e programeve parandaluese, me qëllim rritjen e sigurisë nëpër shkollat e mesme. Ky është rezultati i anketës me temë “Siguria në Shkolla”, e realizuar nga Shoqata për Studime të Sigurisë dhe Edukimit.
Sipas kësaj ankete, 65 % e nxënësve të shkollave të mesme, vlerësojnë se dhuna është problemi kryesor për sigurinë e tyre në ambientet shkollore, ndërsa vetëm 48 % e nxënësve thonë se ndihen të sigurt në shkollë.
 

Psikologët bëjnë thirrje për hartime programesh parandaluese dhune nëpër shkolla, ku të përfshihen së pari mësimdhënësit dhe çdo punonjës arsimor. E njëjta anketë hedh dritë edhe mbi rolin e fesë në jetën e tyre, madje 60 % e nxënësve vlerësojnë se besimi i tyre fetar është më i mirë se i tjetrit, dhe se ndihen më të sigurt kur shoqërohen me persona të të njëjtit besim.
 

65 % e nxënësve mendojne se shteti nuk shpreh interes për sigurinë e tyre, ndërsa 92 % e nxënësve thonë se për sigurinë e tyre, flitet vetëm kur ndodhin incidente.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›