Sejdiu “Doctor Honoris Causa” në Turqi

Shkelësi i parë serioz i Kushtetutës Fatmir Sejdiu vazhdon të nderohet në botë. Ai u nderua me çmimin “Doctor Honoris Causa” në Universitetin Sakarya.
Rektori i këtij universiteti, prof.dr. Muzaffer Elmas, duke arsyetuar ndarjen e çmimit për Sejdiun, theksoi “kontributin e veçantë të tij si president i Kosovës në procesin e pavarësise së Kosovës, ku ai udhëhoqi për tre vjet bisedimet që sollën pavarësinë.”
Sejdiu ka mbajtur një fjalim falënderues dhe ka folur për Kosovën e kohës së tij. Para pak kohësh, ai u nderua në Korenë e largët të Jugut.