E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni: Policia ngre aktpadi kundër tifozëve

Policia ka ngritur tetë aktpadi kundër tifozëve të klubit të futbollit Vardar, të përfshirë në ngjarjet e dhunshme të dielën në lagjen Nerez të Shkupit, të banuar me shqiptarë.
"Komitët", siç e quajnë veten tifozët maqedonas, u kanë shkaktuar lëndime trupore të paktën katër shqiptarëve. Ata kanë gjuajtur me gurë dhe sende të tjera, ndërsa është njoftuar se kanë hyrë madje brenda pronave dhe shtëpive të shqiptarëve të kësaj lagjeje, kanë rrahur gra e fëmijë dhe kanë dëmtuar automjete.Ambasadori amerikan në Shkup, Philip Reeker, i pyetur nga gazetarët të komentonte në lidhje me ngjarjet e së dielës tha se nuk kishte fakte në lidhje me incidentin, ndërsa tha se në të gjithë botën dhe në Evropë ndodhin incidente të dhunshme që lidhen me sportin, kur tifozët bëhen më "tepër aktivë". Ambasadori tha se më shumë njoftime duhet të priten nga autoritetet lokale në lidhje me këtë rast.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›