E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kore e Jugut, vdes ish-presidenti Kim Dae Jung

Ish-presidenti koreanojugor Kim Dae-Jung vdiq sot në moshën 83 vjeç.
Ish-presidenti dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqen, ideator i një politike të hapur ndaj Koresë së Veriut, i ishte nënshtruar në fund të korrikut një kurimi intensiv për pneumoni. Kim Dae-Jung ishte shtruar në spital më 15 korrik dhe i ishte vendosur aparati i frymëmarrjes artificiale.
Megjithatë, gjendja e tij dukej e përmirësuar dhe mjekët kishin vendosur t'ia hiqnin sistemin e ndihmës së frymëmarrjes. Ish-presidenti i Koresë së Jugut (1998-2003) ishte i pari kryetar shteti i Koresë së Jugut që shkoi në Phenian, ku nënshkroi më 15 qershor të vitit 2000 me homologun koreanoverior Kim Jong-il, një deklaratë të përbashkët që shënonte përmirësimin e marrëdhënieve.
Politika e tij e quajtur "rreze dielli", e frymëzuar nga ajo gjermane Ostpolitik e Willy Brandt, kishte bërë që ai të fitonte në vitin 2000 çmimin Nobel për Paqen dhe është karakterizuar nga takime familjare dhe një bashkëpunim ekonomik më i madh mes dy Koreve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›