E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni Qeveria e re shtyhet per javen e ardhshme

Nikolla Gruevski Ali Ahmeti

Shkup 9 korrik 2011 NOA- Edhe pse mbreme ishte pritur qe te perfundojne negociatat per Qeverine e re kjo nuk ndodhi por qe sipas marreveshjes me te fundit VMRO-DPMNE dhe BDI jane dakorduar qe kjo te ndodhe me vone deri te marten.

Dy partite kane shtyre zbardhjen e perberjes se re qeveritare per javen tjeter pasi akoma nuk eshte arritur marreveshja per ndarjen e disa drejtorive te rendesishme ku BDI eshte e vendosur qe te drejtoje njeren nga dy drejtorite relevante te Ministrise se Puneve te Brendshme Drejtorine e Sigurimit Publik dhe Drejtorine per Siguri dhe Kunderzbulim si dhe njeren nga dy drejtorite e rendesishme te Ministrise se Financave Drejtorine e te Ardhurave Publike apo Drejtorine e Doganave.

Negociatat po vijojne edhe lidhur me ndarjen e disa drejtorive te tjera ndersa marreveshja eshte drejt finalizimit edhe per platformen politike qe BDI synon ta perfshije ne programin qeveritar.

Nga BDI akoma nuk kane zbardhur asnje emer se kush do te drejtoje ministrite dhe disa kuadrot qe do te jene ne pozitat e zevendesministrave sekretareve shteteror dhe drejtorive.

Nga ana tjeter edhe ne VMRO-DPMNE asnje emer nuk eshte perfundimtar rreth perfshirjes ne kabinetin e ri te mandatarit Nikolla Gruevski. Diteve te fundit nga dyja partite vijojne te permenden emra te kandidateve per ministra mirepo asnje nga ata nuk konfirmohen zyrtarisht nga sherbimet partiake.

INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›