Thaci ben qe Serbia te bojkotoje samitin e Kroacise

Foto ilustruese
E shtune 9 korrik 2011 NOA- Ashtu si dhe vitin e kaluar prania e Kosoves dhe e Kryeministrit Hashim Thaci ne samitin tradicional te Kroacise ka bere qe Serbia te bojkotoje punimet e tij.
Ne samitin e Dubrovnikut ku do te mblidhen kreret e gjithe vendeve te rajonit te Europes Juglindore Serbia serish do te mungoje duke refuzuar edhe tryezen e perbashket.
Nderkaq organizatore dhe mikprites te ketij takimi jane Presidenti kroat Ivo Josipoviq kryeministrja Jadranka Kosor dhe kryetari i Kuvendit kroat Luka Bebiq ndersa pervec kryeministrit Thaci ne takimin qe ka nisur dje dhe permbyllet te shtunen jane paralajmeruar se do te marrin pjese edhe kryeministri belg Yves Letern kryeministri slloven Borut Pahor ai bullgar Bojko Borisov maqedonas Nikolla Gruevski si dhe malazias Igor Lukshiq.
a.y/NOA