E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i “News of the World”, realizohen arrestimet e para

Dy personave të arrestuar deri të premten, për skandalin e përgjimeve të “News of the World”, i shtohet edhe një i tretë. Sipas mediave britanike, një 63 vjeçar është arrestuar nga Scotland Yard, pasi akuzohet se ka luajtur rolin e sekserit, për të paguar disa agjentë të policisë, për të zbardhur detaje të një hetimi, kur ky i fundit ishte në zhvillim e sipër. Skandali i përgjimeve po trondit Britaninë e Madhe prej disa ditësh. Vetë kryeminstri Cameron premtoi një hetim transparent të rastit në fjalë.
 

Ndërkohë gazeta më e madhe në Britani, në pronësi të manjatit, Rupert Murdoch, do të dalë ditën e dielë me numrin e saj të fundit, me titullin "News of the World, do të mbyllet".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›