E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, shuhet Betty Ford

Vdiq në moshën 93 vjeçare, ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Betty Ford. Betty Ford, ishte për 58 vjet me radhë, bashkëshortja e ish-presidentit Gerald Ford, i cili vdiq në vitin 2006. Ajo vdiq në Kaliforni ku ishte transferuar pas vdekjes së bashkëshortit të saj.Ish-Zonja e Parë konsiderohet si një ndër figurat më karizmatike që kanë qendruar në krah të bashkëshortit të tyre president.
 

Ajo u bë e famshme në vitet `80, për qëndrimet e forta, lidhur me problemet sociale dhe për hapjen e qendrës së rehabilitimit për të droguar dhe të alkolizuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›