E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni/ Refuzohet ndërtimi i xhamisë në Shkup

Në planin e ri urbanistik të miratuar nga Komuna Qendër e Shkupit nuk figuron hapësira për ndërtimin e Burmali Xhamisë, një nismë e ndërmarrë nga disa shoqata fetare dhe joqeveritare.
Por nga ana tjetër, në planin urbanistik shihet sigurimi i parcelës për ndërtimin e kishës. Ky lokacion që i është dhënë Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) vetëm për 45 mijë euro, është evidentuar dhe siguruar për nevojat e kishës. Poashtu me planin e ri urbanistik sigurohet edhe parcela për ndërtimin e përmendores gjigande të "Aleksandrit të Madh", por edhe ndërtimi i Shtëpisë së Oficerëve.
Grupi nismëtar për ndërtimin e xhamisë gjatë kësaj jave ka paralajmëruar qëndrimin e saj, pasi që të njihet me planin urbanistik të komunës Qendër. Përveç kësaj, gjatë kësaj jave pritet të vendoset edhe për referendumin e nxitur për ndërtimin ose jo të objekteve fetare në sheshin e Shkupit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›