E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrave prek edhe presidentin e Kolumbisë

Të premten lideri kolumbian u ndje keq, dhe pas analizave të kryera ai rezultoi me virusin A/H1N1. Ndërkohë zyrtarët kolumbianë janë duke kontaktuar me të gjithë udhëheqësit që Uribe takoi gjatë javës së kaluar.

Në kohën kur po i shfaqej gripi i derrave, presidenti Uribe ishte në një samit me udhëheqës të vendeve të Amerikës së Jugut. Asnjëri prej familjarëve të tij nuk ka shfaqur simptoma të gripit të derrave, ndërkohë që vetë presidenti nuk është futur ende në karantinë.

Kolumbia regjistron gjithsej 621 raste me virusin A/H1N1, ndërkohë që fatale kanë rezultuar 31 raste.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›