E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni-Serbi-Kroaci, lëvizje vetëm me letërnjoftime

Lëvizja e lirë e qytetarëve vetëm me letërnjoftime midis Maqedonisë, Serbisë dhe Kroacisë është një nismë e re e ministrave të brendshëm të këtyre tre vendeve.
 

Ministrat e Brendshëm të këtyre tre vendeve kanë shtruar këtë çështje në një takim të përbashkët të zhvilluar në kuadër të konferencës ministrore të Ministrive të Punëve të Brendshme të vendeve të Evropës Juglindore.
 

Ministrat e Brendshëm të Maqedonisë dhe Serbisë, Gordana Jankullovska dhe Ivica Daçiq kanë ftuar homologun e tyre kroat Tomislav Karamarko që bashkarisht ti mundësojnë qytetarëve të tyre të kalojnë kufijtë midis tre vendeve vetëm me letërnjoftime.
Qytetarët e vendeve të BE-së, mund që të kalojnë kufijtë e vendeve ballkanike vetëm me një dokument për identifikim personal, ndaj tre ministrat e brendshëm, propozuan që kjo mundësi të shfrytëzohet edhe nga qytetarët e tyre.
 

Lëvizja e lirë vetëm me letërnjoftime midis Maqedonisë dhe Serbisë do të realizohet gjatë muajve të ardhshëm, vetëm me formalizimin e një marrëveshje ndërshtetërore që pritet të nënshkruhet në Shkup ose në Beograd.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›