E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Todorov kundër aplikimit të shqipes në recetat mjekësore

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Nikola Todorovski, ka kundërshtuar aplikimin e gjuhës shqipe në recetat dhe udhëzimet mjekësore.
"Ne në Maqedoni kemi Marrëveshjen e Ohrit, e cila është përfshirë në Kushtetutë; kemi Ligjin për përdorimin e gjuhëve; kemi Ligjin për mbrojtje shëndetësore që në mënyrë të detajuar dhe precize e rregullojnë këtë. Nuk ka asnjë element në asnjë ligj që e mundëson një gjë të tillë", ka theksuar Todorov, duke komentuar deklaratën e sekretarit shtetëror të kësaj ministrie, se do të mundësohet përdorimi i gjuhës shqipe edhe në këtë drejtim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›