E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola aludon në largim

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, tërthorazi ka aluduar për largim, pasi u shpreh i kënaqur me thirrjet për rinovim të kontratës, teksa shtoi se njerëzit do të kishin hedhur gurë mbi të nëse do të kishte dështuar në të kaluarën.

“Unë jam mirënjohës që njerëzit duan që unë të rinovoj, por nëse nuk do të kishim fituar aq shumë, atëherë ata do të kishin hedhur gurë mbi mua”.

“Unë jam mirënjohës që klubi nuk ka vendosur limit kohor mbi mua. Nëse ata kanë nevojë të dinë atëherë unë do t`ua deklaroj vendimin së shpejti. Unë tashmë ju kam thënë me mijëra herë. Unë do të rinovoja për pesë apo gjashtë vite, por ju e dini se çfarë mendimi kam. Është zgjedhje personale. Nëse do të kisha dështuar nuk do të kërkonit të rinovoja”, tha Guardiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›