Siri, forcat e sigurisë sulmojnë protestuesit

Aktivistët sirianë kanë deklaruar se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj një turme njerëzish, të mbledhur për funeralin e demonstruesve të vrarë në rrethinë të Damaskut. Sipas aktivistëve “bëhet fjalë për disa viktima në mesin e mijëra pjesëmarrësve në ceremonialin e varrimit”. Gjatë të premtes janë vrarë katër njerëz kur forcat e sigurisë kanë qëlluar protestuesit në lagjet e kryeqytetit, ndërsa edhe Homsi ka vazhduar të jetë skenë e bombardimeve. Protestat anti-qeveritare kanë përfshirë Sirinë që nga marsi i vitit të kaluar dhe, deri tani , kanë rezultuar me mijëra të vrarë.