E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, VMRO-DPMNE dhe BDI plotësojnë marrëveshjen

VMRO-DPMNE dhe BDI kanë plotësuar tre pikat e marrëveshjes për formimin e koalicionit, me votimin mbrëmë të propozimit për interpretimin autentik të Ligjit për amnisti. Mbyllja e rasteve të Hagës, votimi i ndryshimit të ligjeve për përdorimin e gjuhëve dhe përdorimin e simboleve kombëtare të bashkësive etnike, kryesisht asaj shqiptare ishin tre kërkesat e BDI-së që ishin vënë si parakusht për të marrë dritë jeshile para votimit të Qeverisë së re.

Ndryshimet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve mundësojnë që ministrat dhe funksionarët e tjerë shqiptarë të përdorin gjuhën shqipe në komunikimet në Parlament. Ndryshimet e Ligjit për simbolet kombëtare parashikon përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar në komunat me mbi 50 për qind të popullsisë shqiptare në të gjitha institucionet komunale dhe qeveritare të këtyre komunave. Por, sa i përket flamurit kombëtar ai duhet të jetë në format më të vogël se sa ai shtetëror.

Propozimi i miratuar mbrëmë për interpretimin autentik të Ligjit për amnisti, mbyll përfundimisht të gjitha rastet e ngritura nga gjykatat e vendit që kanë të bëjnë me dyshimet për krime lufte gjatë konfliktit të vitit 2001 dhe që ngarkojnë ish-UÇK-në.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›