Zjarr tek “Poligrafiku”, flakët përfshijnë një magazinë

Një shkëndijë elektrike mendohet të ketë qenë shkaku i zjarrit të ndodhur mesditën e sotme në zonën e Shkozës. Flakët e shumta të zjarrit kanë përfshirë një magazinë plastmasi të ndodhur në këtë zonë, ndërkohë që punonjësit janë evakuuar nga ndërtesa.
Drejtori i Zjarrëfikseve, Haki Hoxha, ka deklaruar për “Ora News”, se zjarrëfikset janë nisur drejt zonës ku ka ndodhur zjarri. Ai ka informuar se zjarri shumë shpejt do të vihet në kontroll, pasi përmasat e përhapjes së tij janë zogëluar.
Mësohet se drejt Tiranës janë nisur edhe zjarrëfikëset e Durrësit për të ndihmuar në shuarjen e këtij zjarri të fuqishëm.