Maqedoni: Viktima e tetë nga gripi AH1N1

Në Maqedoni është regjistruar viktima e tetë nga virusi AH1N1 apo i ashtequajturi gripi i derrit. Pacienti 39 vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të problemeve paraprake me frymëmarrjen.
Pacienti eshte shtruar ne daten 6 shkurt në spital me temperaturë të lartë, dhembje trupi dhe kolle. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve dhe terapive të shumta, pacienti ka ndërruar jetë.