Çitaku u kërkon ambasadorëve njohjen e Kosovës

Njohja e Republikës së Kosovës ka qënë një ndër temat në të cilën eshte diskutuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës Vlora Çitaku me Ambasadorët e shteteve të Amerikës Latine, Afrikës dhe të Lindjes së Mesme.
Në këto takime, ministrja Çitaku ka vene ne dukje zhvillimet institucionale dhe demokratike në Kosovë, të cilat në mënyrë të veçantë u theksuan gjatë zgjedhjeve të fundit, në një proces i cili tregoi maturinë e zhvillimit të një sistemi demokratik në shoqërinë kosovare.
Ambasadorët i kanë dhënë mbështetje ministres Çitaku duke premtuar se akti i njohjes është çështje kohe dhe e proçedurave burokratike të vendeve përkatëse.