Gjykatesi urdheron Berluskonin te paraqitet ne gjyq

Ne Itali nje gjykates e urdheroi kryeministrin Berluskoni te paraqitet ne gjyq nen akuzat se ka paguar per te patur marredhenie seksuale me nje 17-vjecare dhe se ka abuzuar me pushtetin.
Gjykatesi ne Milano e beri sot te njohur aktpadine dhe tha se gjyqi eshte ne plan te filloje me 6 prill. Prokuroret thone se zoti Berluskoni e ka paguar per seks ne vilen e tij 17-vjecaren marokene. Kryeministri 74-vjecar e mohon kete akuze dhe vajza tani 18 vjecare thote se nuk ka patur kurre marredhenie seksuale me te.
Zoti Berluskoni po ashtu akuzohet per perdorimin e ndikimit te tij per ta nxjerre vajzen nga burgu pasi ishte arrestuar pas akuzes per vjedhje. Prostitucioni ne Itali lejohet me ligj por eshte i paligjshem seksi me vajzat nen moshen 18-vjecare.