OEMVP zgjedh kryesinë dhe kryetarin e ri
Dhoma Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (EOMVP) ka zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re në Kuvendin e Dytë Zgjedhor.
Kryetari i OEMVP-së u zgjodh biznesmeni Menderes Kuçi nga Tetova.
Kryetari aktual Xhemail Dauti ka përmendur punën gjashtëvjeçare të OEMVP si dhe sfidat që ka kaluar në promovimin dhe avancimin e biznesit shqiptar në Maqedoni.
Sipas tij, mbi 100 biznese në Maqedoni kanë arritur suksese dhe rezultate të mira në punën e tyre.