E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Xhaferi refuzon të kthehet në krye të PDSH-së

Kryetari i Kuvendit të PDSH-së në Maqedoni Arbër Xhaferi ka refuzuar që të thërrasë kuvendin qendror të partisë për të vendosur për ndryshimin e liderit partiak.

“Nuk ka nevojë për kongres të jashtëzakonshëm. E respektoj Menduh Thaçin si kryetar. Ai e udhëheq partinë ashtu siç vlerësoJ se është më mirë. Nuk dua të hyjmë në kontradikta brenda partisë”, ka theksuar Xhaferi.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe pyetjen se a do të kthehej si lider i PDSH-së. “Nuk dua të kthehem si lider i kësaj partie, pasi jam jashtë politikës”, ka theksuar Xhaferi.
 

Ish-lideri i lëvizjes “Realiteti” ka akuzuar Thaçin për autokraci dhe udhëheqje kriminale, ndërsa ka insistuar për mbështetje më të gjërë për largimin e tij dhe demokratizimin e këtij subjekti politik. Tensionet brenda kësaj partie u acaruan dje me një konflikt fizik pranë degës së PDSH-së në Shkup, kur deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu u sulmua nga Valon Bela.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›