E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia pritet të marrë statusin e kandidatit për BE

Serbia pritet të marrë sot statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian, pavarësisht mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi Kosovën, njofton agjencia AP.
Por, komisioni ekzekutiv i këtij blloku nuk do të hapë bisedimet zyrtare të pranimit, derisa Serbia dhe Kosova të normalizojnë lidhjet e tyre, citon agjencia AP dy diplomatë evropian.
Bashkimi Evropian nuk e ka vendosur njohjen e Kosovës si kërkesë zyrtare, por insiston që Beogradi duhet të stabilizojë marrëdhëniet me Kosovën.
Serbia, ka pritur të marrë statusin e kandidatit që nga arrestimi i të përndjekurit për krime lufte Ratko Mlladiç dhe ekstradimit të tij për në Tribunalin e Hagës.
Ndërkohë, komisioni do të rekomandojë të mërkuren që BE të hap sesionin e bisedimeve me Malin e Zi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›