Irani hedh poshtë pretendimet amerikane për komplotin

Kryetari i Parlamentit iranian, Ali Larijani, tha të mërkurën se pretendimet janë fabrikuar për të hequr vëmendjen nga kryengritjet në botën arabe, kryengritje të cilat Irani pretendon se janë inspiruar nga revolucioni iranian i vitit 1979.
Prova kryesore që lidh Iranin me komplotin e dyshuar është se i arrestuari u ka theksuar zyrtarëve amerikanë se është rekrutuar nga një zyrtar i lartë i një grupi të forcave revolucionare të Iranit.
“Këto pretendime janë vulgare. Ne besojmë që fqinjët tanë në rajon janë të vetëdijshëm që Amerika po përdor këtë histori për të shkatërruar marrëdhënien tonë me Arabinë Saudite”, tha Larijani./Start/F. Prroni/
2011-10-12 14:34