E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish kryeministrja ukrainase Timoshenko denohet me shtate vjet heqje lirie

Shtate vjet burg per abuzim me postin - ky eshte vendimi i gjykates per Julia Timoshenkon ish kryeministren dhe figuren galion te ktheses demokratike ne Ukraine. Vendimi i rende i gjykates ne Kiev u mor ne baze te nje ligji penal i cili pjeserisht eshte trasheguar nga koha e komunizmit sovjetik. Timoshenko akuzohet se i ka shkaktuar shtetit ne vitin 2009 nje dem financiar milionesh gjate negociatave per nje marreveshje per gazin me Rusine. Ajo me sa duket ka tejkaluar atehere kompetencat e saj si kryeministre. Per kete tani ajo duhet te qendroje shtate vjet pas hekurave te qelise se burgut si nje kriminele.

Me kopanin e se drejtes penale

Nese veprimet e qeverive ne bote do te shqyrtoheshin me kete perceptim te se drejtes penale burgjet do te ishin sot te mbushura plot me ish kryeministra. Pasi ata qe mbajne pergjegjesi politike nuk ia dalin mbane gjithnje te ruajne vendin e tyre nga demet financiare. Julia Timoshenko nuk u akuzua per pervetesim fondesh. Pra ajo nuk ka futur para ne xhepat e vet. Ajo thjesht ka qene e detyruar ne bisedimet per gazin ne Moske qe te pranoje nje cmim shume te larte. Kur nje vend eshte thuajse plotesisht i varur nga gazi rus sic eshte rasti i Ukraines atehere nuk je ne pozite te arrish kondita te mira ne negociata.

Nuk eshte aspak per tu habitur qe politikane te BE-se dhe vendeve te tjera perendimore flasin per nje proces te motivuar politikisht. Qe prej ndryshimit te pushtetit ne Ukraine ne vitin 2010 Timoshenko nuk eshte politikania e pare mbi te cilen bie me force kopani i se drejtes penale ukrainase. Ish ministri i Brendshem ne qeverine Timoshenko ka kohe qe eshte ne burg. Ish ministri i Ekonomise ka marre azil politik ne eki. Ka te ngjare qe keta politikane te kene cenuar normat juridike. Por menyra e veprimit te drejtesise dhe retorika me te cilen e shoqeron ate politika ne Kiev te krijojne pershtypjen se gjykatat nepermjet kriminalizimit te figurave politike synojne te mbysin pergjithnje zera te rendesishem te opozites.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Eksperti i Deutsche Welle-s Bernd Johann.

Nje hap me larg Evropes

Si duhet te reagoje BE-ja Negociatat me Ukrainen per nje marreveshje te gjere tregtie dhe asociim jane ne prag te perfundimit. Presidenti ukrainas Viktor Janukovic ka deklaruar vazhdimisht se synon ta afroje vendin me vlerat dhe normat evropiane. Por vendimi i gjykates ne procesin Timoshenko e largon mjaft Ukrainen nga Evropa. Megjithate bisedimet nuk duhet te pezullohen. Ndryshe Ukraina do te perfundonte ne nje izolim si Bjellorusia totalitare ndaj se ciles BE ka shume pak ndikim.

Ka te ngjare qe fjala e fundit ne ceshtjen Timoshenko te mos jete thene ende. Flitet per ndryshime ne ligj revizion e madje per falje. Presidenti Janukovic madje ka interes per kete. Edhe ai vete ka lidhur nje marreveshje per gazin me Rusine ne vitin 2010. Sipas asaj marreveshjeje Ukraina merrte kushte me te mira por ne kembim lejonte zgjatjen me 25 vjet te marreveshjes se stacionimit ne Krim per floten ruse ne Detin e Zi. Qeverite e ardhshme ne Ukraine mund te mendojne se edhe kjo marreveshje i ka shkaktuar vendit deme

Autor Bernd Johann

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›