E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni: Xhon Toshak, trajner i ri i kombëtares

Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ka njoftuar se ish-futbollisti i Liverpulit dhe trajneri veteran, Xhon Toshak do të jetë tashmë trajner i ri i kombëtares maqedonase.
“Zoti Toshak ka shprehur dëshirë të madhe për ta udhëhequr kombëtaren tonë. Ai do të udhëheq seleksionin në ciklin e ardhshëm kualifikues, për Kupën Botërore në Brazil në vitin 2014”, u shpreh kryetari i Federatës.
Trajneri i mëprashëm, Mirsad Jonuz, ishte shkarkuar në muajin qershor, pas rezultateve të dobëta në kualifikimet për Kampionatin Evropian, që mbahet në vitin 2012.
Maqedonia është në Grupin B, kualifikues për këtë kampionat dhe aktualisht është e pesta me vetëm katër pikë nga gjashtë ndeshje.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›