Ramos, mungon në ndeshjen për Superkupën

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, vështirë se mund të luaj në ndeshjen e parë, të së dielës për Super Kupën e Spanjës në Bernabeu, kundër kampionit spanjoll, Barcelonës.
Ramos është kthyer nga Kina pas dhimbjeve të vazhdueshme në shpinë, me autorizimin e trajnerit Jose Mourinho, i cili shpreson se lëndimi i mbrojtësit spanjoll nuk është aq serioz
25 vjeçari në ndeshjen miqësore të së shtunës, kundër ekipit kinez Tianjin, pësoi një lëndim dhe për pasojë braktisi fushën në minutën e 39-të. Reali në këtë ndeshje shënoi fitore të thellë me rezultat 6-0 ndaj klubit kinez.