Shqiperi-Mal i Zi kuqezinjte shte prove force

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në prag të ndeshjes miqësore kundër Malit të Zi, e cila do të zhvillohet më 10 gusht në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Me objektivin për një rezultat pozitiv futbollistët kuqezi shprehen se kjo sfidë është një provë e vërtetë force në prag të ndeshjes kundër Francës për eliminatoret e Euro 2012 në Grupin D.
“Ekipi shqiptar luan me Malin e Zi që është një ekip shumë i fortë dhe më pas me Francën. Të gjithë lojtarët kanë dëshirë që të dalim mirë me Francën dhe të japim maksimumin, sepse ekipi shqiptar në Shqipëri, ka zhvilluar ndeshje shumë të mira përpara publikut. Pra, them që duhet të luajmë sa më mirë dhe të mobilizohemi për rezultate pozitive”-tha sulmuesi i kombëtares, Erjon Bogdani.
“Për mendimin tim është kundërshtari ideal para një ndeshje si Franca. Ka futbollistë shumë të mirë. Megjithatë çdo ndeshje ka specifikat e veta. Shqipëria ka treguar gjithmonë se me kundërshtarë të fortë luan mirë”-tha portieri, Arjan Beqaj.
”Është një skuadër shumë e mirë. Këtë e ka treguar gjatë eleminatoreve të kampionatit europian dhe shpresoj që të bëjmë më të mirën që të kënaqim tifozët në Shkodër dhe shpresoj që edhe ta fitojmë ndeshjen”-u shpreh mbrojtësi, Andi Lila.
Kjo është miqësorja e dytë e kombëtares shqiptare kundër Malit të zi, pas asaj të luajtur në Podgoricë majin e vitit të kaluar ku skuadra e drejtuar nga Josip Kuzhe fitoi 1-0 me golin e Hamdi Salihit.
Nertan Prifti