Maqedoni, aktivitete për shënimin e Ditës së Evropës

Ashtu si edhe në shumë shtete të tjera edhe në Maqedoni po festohet Dita e Evropës.
Manifestimi qendror është në sheshin “Maqedonia” në Shkup, të udhëhequr nga zyra e BE-së dhe ambasadori i BE-së në Maqedoni, Piter Sorensen dhe zëvendëskryeministri për eurointegrime, Vasko Naumovski.
Dita e 9 Majit do të shënohet edhe në qendrat e BE-së në Manastir, Gostivar, Tetovë, Veles, Kumanovë, Koçan, Kavadarc, etj. Me shënimin e kësaj date promovohen vlerat evropiane dhe politikat e saj.