Arkitektura në Tiranë, Bashkia do mbrojë ndërtesat e vjetra

Edhe pse Tirana është konsideruar si një qytet në riplanifikim urban, ku masterplanet janë orintuar drejt ndërtimeve moderne, në kryeqytet do të ketë një tjetër përpjekje për të ruajtur objektet, godinat dhe veprat e vjetra.
Për këtë arsye bashkia e Tiranës do të hedhë në një databazë çdo gjurmë të arkitekturës së vjetër, kryesisht ndërtesave të bëra përgjatë regjimit komunist. Përveç kësaj do të ketë edhe një manual infomues të këtyre objekteve që datojnë që nga shekulli i 3-të deri në ditët e sotme për të orientuar turistët në Tiranë.
Për të ruajtur të shkuarën, Bashkimi Europian ka financuar projektet ku përfshihen 18 partnerë nga 11 vende të ndryshme. Sokol Mici, drejtuesi i këtij projekti në Shqipëri tha se për Tiranën janë dhënë 62 mijë euro nga autoritet europiane për realizimin e këtij projekti.Sipas të pranishmëve, edhe rehabilitimet që do të bëhen në këto ndërtesa do të ruajnë arkitekturën e vjetër që lidhet me historinë e qytetit.