E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, arrihet marrëveshja për qeverinë e re

VMRO dhe BDI, arrijnë marrëveshje për qeverinë e ardhshme. Marrëveshja është arritur pas një takimit të realizuar mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Burime nga partia e Ahmetit bëjnë të ditur se BDI do të kryesoj me 2 zv/ kryeministra, atë për implementim të Marrëveshjes së Ohrit dhe për Euro-integrime, 5 ministri, 4 zv/ ministra, 4 sekretar shtetërorë.

Ndërkohë që kreu i Kuvendit i mbetet VMRO-DPMNE-së dhe jo zyrtarisht në këtë postë edhe më tej do të qëndrojë kryetari i deritanishëm Trajko Veljanovski.

BDI do të marrë Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrin e Ekologjisë, Ministrinë e Pushtetit lokal.

Zv/ ministër në Ministrinë e Brendshme, zv/ Ministër në Ministrinë e Financave, zv/ Ministër në Ministrinë e Arsimit dhe në Ministrinë për Transport dhe Lidhje.

Sekretarë Shtetërorë: në Ministrinë e Kulturës, Shoqërisë Informatike, Bujqësisë dhe Shëndetësisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›