Maqedoni, banesa e politikanit shërbente si depo droge

Policia e Maqedonisë mbrëmë ka zbuluar se një apartament i ndërtesës në të cilën banon edhe një nga deputetët e shumicës parlamentare në Shkup ka shërbyer si depo e drogës.
Policia gjatë operacionit të realizuar mbrëmë rreth mesnatës ka zbuluar një laborator të improvizuar të drogës, 3 kilogram heroinë, 12 kilogram marihuanë dhe 1100 tableta ekstazë.Njëkohësisht, janë arrestuar edhe tre qiraxhinjtë të apartamentit që janë të njohur si shpërndarës droge.
Ndaj personave Ekrem Dautovski 64 vjeç nga Kumanova, Rami Kuçi 22 vjeç dhe Ilija Mirçevski 21 vjeç, që të dy nga Shkupi është ngritur padi penale. Vlera e lëndëve narkotike të konfiskuar është 360 mijë euro.
Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska ka konfirmuar rastin duke theksuar se në mënyrë plotësuese do të vërtetohet numri i personave të cilët janë të përfshirë, pasi akoma janë në rrjedhë bisedimet dhe kontrollet.