E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, pritet mbrojtja e 28 të pandehurve të tjerë

Gjykata e Tiranës pritet të zhvillojë sot seancën gjyqësore ndaj 29 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit. Në seancën e sotme pritet që avokatët e 28 të pandehurve të tjerë paraqesin mbrojtjen e tyre pasi javën e kaluar ishte avokati i Sokol Ngjeçit i cili kërkoi pafajësi për klientin e tij, me arsyen se nuk ka vrarë njeri.
 

Në seancën e kaluar, avokati i specialistit të MEIKO- s e ka cilësuar kërkesën e prokurorisë për dënimin e tij me 23 vite burg si jo të drejtë. Sipas tij kjo e fundit nuk mund të provojë në ka ndodhur shpërthimi me dashje.
 

Ndërkohë prokuroria e ka akuzuar Sokol Ngjeçin për vrasje për shkak të cilësive të veçanta të personit si dhe për shpërdorim detyre.

Avokati për akuzën e dytë është shprehur se në kohën kur ka ndodhur shpërthimi i pandehuri nuk punonte për Ministrinë e Mbrojtjes, dhe sipas tij kjo akuzë bie poshtë.
 

Shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, më 15 mars 2008, i mori jetën 26 personave, 300 të tjerë u plagosen, si dhe u shkatërruan mijëra banesa.
 

Të akuzuar në këtë proces janë ish-drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›